1. /
  2. Rruga e tëbanave Kosovë
  3. /
  4. Evenimentet rurale

Evenimentet rurale

Dita e qethjes së deleve

Sipas traditës, kjo ditë është organizuar në tëbana gjatë qëndrimit të blegtorëve në bjeshkë. Në këtë ditë vizitorët mund të njoftohen me traditën shumëvjeçare të qethjes së deleve në mënyrë tradicionale, ku qethësit profesionist shprehin aftësitë e veta gjatë qethjes së deleve. Kjo metodë e të qethurit është i kultivuar me gjenerata dhe qëllimi i këtij aktiviteti është që kjo traditë të kultivohet dhe të bartet në gjenerata të reja. Në kuadër të projektit është organizuar Dita e qethjes së deleve e cila është mbajtur në bjeshkë të Isniqit duke përfshirë edhe gara në të qethur të deleve.

Dita e gështenjës

Komuna e Deçanit dhe Junikut janë të njohura për gështenja dhe prodhime tjera që kanë ashtu që një ditë e këtillë për prezantim të prodhimeve do të stimulojë interesimin e vizitorëve që të vizitojnë këto komuna. Në atë kuptim, komunat në bashkëpunim me akterët tjerë duhet që të pasurojnë atë ditë edhe me aktivitete dhe oferta tjera.

Darka e korrjes

“Darka e lamës”  është festë tradicionale shqiptare e cila zakonisht mbahet kah fundi i sezonit kur grumbullohen frytet e punës verore. Quhet “Darka e lamës” sepse lama është një truall i rrafshët në fshatra të bjeshkëve ku kryhej shirja e grurit dhe prodhimeve tjera bujqësore. Në kuadër të projektit “Turizmi në fshat për zhvillim ekonomik të regjionit ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi” është organizuar darka e lamës e cila është mbajtur në kullën “Mazrekaj”. Gjatë kësaj ceremonie janë përzgjedh bujqit më të mirë të cilët kanë kontribuar në zhvillim të bujqësisë dhe turizmit në fshat.