Shtegu tematik

Në kuadër të projektit “Turizmi në fshat për zhvillim ekonomik të regjioneve ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi” është punuar “Qendra turistike e informimit” në komunën Deçan. Qendra do të shërbejë si pikë për udhëzim të turistëve dhe si promotor i zhvillimit të turizmit në fshat në komunën e Deçanit.

Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti është çelur shtegu për turistë në gjatësi 13 Km. Shtegu fillon nga bjeshka e Belegut dhe lidh “Qafën e Bogiqit” në kufi me Mal të Zi dhe bjeshkën e Roshkodollit. Në shteg janë ndërtuar ura tradicionale nga druri të cilët i përshtaten zonës malore. shtegu është i markuar me shenja përkatëse dhe janë identifikuar bjeshkët të cilat i lidh rruga. Gjithashtu janë vendosur harta për orientim më të mirë të turistëve. Janë punuar 5 kampe dhe 5 vende për pushim për vizitues dhe konstruktimi i tyre është bazuar në arkitekturën tradicionale.