Rruga e tëbanave Mali i Zi
Rruga e tëbanave është shteg tematik i cili do tu përshkojë nëpër bjeshkë, nëpër tokë të blegtorëve dhe djathit, duke lidhur sa më shumë tëbane. Rruga e tëbanave “Granični visovi” (Majat malore kufitare) lidh gjithsej 31 tëbane të banueshme në pjesën ndërkufitare të Malit të Zi dhe Kosovës, nga Çakorri deri në Hajlë.
Pse Majat malore kufitare?
BUKURI E EGËR – Do të vizitoni vise jashtëzakonisht të bukura malore, jashtë shtigjeve të njohura turistike.
NJERËZIT LOKAL – Do të njihni botën magjike të tëbanave, njerëz mikpritës dhe të ngrohtë në to dhe për disa ditë do të jetoni sipas mënyrës së tyre të jetuarit.
JETA E MALËSORËVE – Bëni një hap në histori dhe shijoni jetën e blegtorëve, ashtu siç ishte edhe para disa shekujsh.
USHQIMI VENDAS – do të provoni specialitetet vendase të cilat askund tjetër nuk do ti gjeni, të punuara vetëm me prodhime që ndodhen në tëbana.
FLORA DHE FAUNA – Do të njihni bukurinë e egër të bjeshkëve malazeze, të pasur me florë dhe faunë të llojllojshme.
PËRGJEGJËSIA – Me mbërritjen tuaj nuk do të jeni vetëm turist, do të jeni përkrahje për vendas që të vazhdojnë ta ruajnë traditën shekullore të daljes në tëbana.